BMW hap qendrën për zhvillim të teknologjisë për bateri

Auto

BMW hap qendrën për zhvillim të teknologjisë për bateri

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 18:16
Ekspertë

Gjatë katër viteve të ardhshme prodhuesi gjerman i automobilave do të investojë 200 milionë euro për avancimin e baterive.

Gjiganti bavarez planifikon hapjen e një qendre në Munih në vitin 2019, që do të merret me teknologji të baterive.

Ekspertët në këtë qendër do të prodhojnë prototipat e sistemit të qelizave të reja të baterive.

Me këtë do të mundësohet krijimi i specifikave të reja për bateri, sipas të cilave prodhuesit mund të prodhojnë bateri ekskluzivisht për BMW.

Qëllimi i qendrës do të jetë mbledhja e njohurive për bateritë që BMW do të jetë në gjendje të përdorë pavarësisht nëse do të prodhojnë vetëm bateri në të ardhmen.

Hapja e kësaj qendre kërkimore është në përputhje me strategjinë e BMW-së "Numer One> Next" që sillet rreth makinës së ardhmes, përkatësisht elektrifikimit, digjitalizimit dhe drejtimi autonom.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat