Golfi i ri do t’i kushtojë Volkswagen 3 miliardë euro

Auto

Golfi i ri do t’i kushtojë Volkswagen 3 miliardë euro

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 15:51
Golfi

Volkswagen do të investojë tre miliardë euro në fabrikën në Volfsburg, në mënyrë që të përgatitet për fillimin e prodhimit të gjeneratës së tetë të modelit Golf.

Siç thonë në kompaninë gjermane, këto mjete do të dedikohen për pajisje dhe vegla, si dhe për qendrën e re për dizajn dhe zhvillim teknik të automjeteve.

Golf 8 pritet të prezantohet në vitin 2019 dhe lansimi i gjeneratës së re do të përputhet me kohë me paralajmërimin e kompanisë për paraqitjen e automobilave elektrikë.

Vetura e re e kompanisë do të ketë linjë të hollë me drita të reja LED, stil të ri dhe bagazh të ngjashëm sikurse te modeli  Arteon.

Volkswagen do të mbajë motorin me katër cilindra 1.5 litra turbo-benzinë, dhe në vend të dizelit aktual 1.6 litra, parashikohet motori i ri me dizel me 1.5 litra. 

Pas versionit të rregullt të Golf 8, pason versioni sportiv Golf GTI dhe Golf R, me fuqi prej 250 deri 350 kuaj fuqi.  

Në ofertë do të jenë edhe modeli plug-in hibrid GTE, por jo edhe versioni elektrik e-Golf. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat