Prodhuesi japonez prezantoi modelin e ri më të ri SUV në gamën e vet, i cili mund të pranojë madje tetë udhëtarë.
Automjeti i gjatë pesë metra ka distancë ndërmjet rrotash prej 2,9 metra dhe 8 ulëse në konfigurim maksimal.
Dizajni nuk ka pësuar shumë ndryshim, ndërsa automjeti do të ketë motor 2.4 litra që ofron 260 kuaj fuqi.
Përveç konfigurimit me tetë ulëse, në treg do të jetë edhe varianti prej shtatë ulësesh.
Subaru Ascent në sallonet e shitjes në SHBA do të arrijë në verën e vitit të ardhshëm, me çmim fillestar prej rreth 30.000 dollarësh.