Hibridi i ri sportiv "plug-in" BMW i8 Roadster

Auto

Hibridi i ri sportiv "plug-in" BMW i8 Roadster

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 13:25
BMW

BMW në panairin e veturave në Los Anxhelos prezantoi modelin i8 në versionin me tavan të hapur.

BMW i8 Roadster është paralajmëruar qysh në vitin 2012 dhe pesë vjet më vonë kemi mundësinë që të shohim versionin e prodhimit të këtij automobili.

Modeli i ri i BMW-së ka motor të kombinuar turbo-benzinë me tre cilindra, elektromotor dhe bateri.

Motori benzinë prodhon 231 kuaj fuqi, ndërsa ai elektrik 143 kuaj fuqi. Fuqia e përgjithshme e sistemit motorik është 374 kuaj fuqi.

BMW i8 Roadster peshon 1.593 kg dhe është më i rëndë se sa i8 standard për 60 kilogramë.

Bateria ka kapacitet 11,6 kWh, që i mundëson automobilit të kalojë 28 km vetëm me ndihmën e energjisë elektrike.

BMW i8 Roadster nga 0 deri 96 km/h arrin për 4,4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është kufizuar në 250 km/h.

Vozitësit kanë në disponim pesë regjime të vozitjes: Comfort, Sport, Eco Pro, si dhe mënyrat elektrike  Comfort dhe Eco Pro. 

Në panairin e veturave në Los Anxhelos është prezantuar edhe versioni i avancuar BMW i8 Coupe, i cili ka specifika të njëjta të sistemit motorik, derisa nga 0-96 km/h arrin për 4,2 sekonda.  Pritet që BMW i8 Roadster dhe Coupe për 2018 të arrijnë në sallonet e shitjes në pranverën e vitit të ardhshëm.

Image
BMW
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat