Afrohet premiera e Ford Focus të ri - Bota Sot
Afrohet premiera e Ford Focus të ri

Auto

E premte, 15 dhjetor 2017

Afrohet premiera e Ford Focus të ri

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 17:07
Ford Focus

Gjenerata e re e njërit nga modelet më të popullarizuara në botë është xhiruar gjatë testimeve përfundimtare në Këln me një kamuflazh interesant, transmeton KosovaPress.

Versioni aktual i Ford ka dalë në shitje në vitin 2011 dhe pavarësisht ridizajnit para disa vitesh, ka nisur të tregojë shenja të vjetërsisë. 

Pasuesi është në përgatitje që një kohë dhe duke iu falënderuar fotografive spiunuese të prototipit të maskuar tashmë jemi në gjendje të shohim detaje të eksterierit të Focus për 2018, i cili për tregun evropian do të prodhohet në Këln.

Pritet që Focusi i ri të ketë kabinë më të madhe dhe më komfor, duke iu falënderuar distancës më të madhe ndërmjet rrotave.

Modeli i ri pritet të ketë premierën në Detroit të SHBA-së në janar, ndërsa në Evropë do të ketë premierën në sallonin e veturave në Gjenevë në muajin mars 2018, ku priten edhe variantet sedan dhe karavan.

Image
Ford Focus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test