Makina e së ardhmes

Auto

Makina e së ardhmes

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 18:16
Makina e së ardhmes

Ka katër rrotë dhe kabinë të mbyllur për udhëtarë, por sipas dimensioneve dhe mënyrës së vozitjes përkujton edhe në skuter.

Makina e së ardhmes, e cila është gjysma automobil dhe gjysma skuter, është prezantuar nga grupi PSA përmes konceptit të saj më të ri në kuadër të konsorciumit EU-LIVE (Efficient Urban Light Vehicle), i cili financohet nga Komisioni Evropian.

Automjeti është i gjatë 2,4 metra dhe i gjerë 0,85 metra, ka katër rrotë dhe kabinë për udhëtarë, në të cilën mund të vendosen vozitësi dhe bashkëvozitësi. Për vozitjen e këtij auto/skuteri megjithatë është i domosdoshëm leja.

Sa i përket motorit, është bërë një kompromis i vogël dhe koncepti posedon motorin plug-in hibrid, i cili përbëhet nga një cilindër, me fuqi 42 kuaj fuqi, dy elektromotorë dhe bateri 48-volt të prodhuar nga Samsung SDI. 

Autonomia e përgjithshme në vozitje është 300 km, derisa automjeti mund të kalojë 70 km nëse vozitet kryesisht me motor elektrik. Shpejtësia maksimale është 130 km/h.

Image
Makina e së ardhmes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat