Bugatti kërkon të kthehen prapa të gjitha makinat Chiron të shitura në dy vitet e fundit

Auto

Bugatti kërkon të kthehen prapa të gjitha makinat Chiron të shitura në dy vitet e fundit

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 14:29
Bugatti Chiron

Mbështetësja e karriges së shoferit në modelit Chiron, ka bërë që kompania Bugatti të kërkojë t’i kthehen prapa të gjitha makinat e prodhuara në dy vitet e fundit.

Raportohet se mbajtëset e mbështetëseve po lakohen, duke e detyruar shoferin të ndryshojë pozicionin.

Megjithëse nuk është shkaktuar ndonjë aksident, po që se ndodhë gjatë vozitjes, ka frikë se nuk mund të shmanget më e keqja.

Kompania do të kujdeset që t’i transportojë 74 makinat që janë në treg, ndërsa pjesa tjetër e edicionit prej 500 njësive, që ende nuk janë shpërndarë, nuk pritet ta kenë këtë problem.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat