Nissan teston kualitetin e ngjyrave, duke larë makinat miniaturë

Auto

Nissan teston kualitetin e ngjyrave, duke larë makinat miniaturë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 07:41
Nissan

Kualiteti i ngjyrës ka rëndësi të madhe për veturën, andaj Nissan aplikon një metodë të veçantë që të sigurohet se veturat që i prodhon mos ta kenë këtë problem.

Secilën nuancë që e përdor në makina, më parë e teston te makinat miniaturë, të cilët vendosen në një autolarje të improvizuar.

Mbi këto makina vendoset edhe papastërtia, për të parë dëmtimet e mundshme që shkaktohen prej tyre si dhe fijeve të brushës.

Në këtë formë, blerësit do të jenë të sigurt se secili Nissan që e blejnë, ngjyrën e ka të kualitetit të lartë, që nuk gërvishtet, e aq më pak të lejojë ndryshkun.

Madje, kjo metodë është e këndshme të shihet dhe po pëlqehet shumë në internet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat