Tesla larg objektivave për prodhimin e ‘Modelit 3’

Auto

Tesla larg objektivave për prodhimin e ‘Modelit 3’

Më: 4 janar 2018 Në ora: 15:10
Tesla

Kompania “Tesla” duket se është shumë larg objektivave të prodhimit. Të mërkurën, prodhuesi i makinave elektrike shpërndau dërgesat për tremujorin e katërt të vitit 2017, por nuk arriti objektivat e kompanisë, kështu që ajo përsëri shtyu objektivat e prodhimit të “Modelit 3”.

Gjatë orëve të fundit aksionet e “Tesla” ranë 2 për qind.

“Ne vazhdojmë të përqendrohemi në cilësinë dhe efikasitetin sesa për vëllimin në një periudhë më të shkurtër kohore, ne presim të kemi shpërndarje graduale përgjatë tremujorit të parë, me gjasë duke i dhënë fund tremujorit në një normë javore prej rreth 2,500 automjete. Ne synojmë të arrijmë 5,000 automjete në javë deri në fund të tremujorit të dytë”, thuhet në një deklaratë të “Tesla”.

Në vitin 2017, kompania kishte thënë se ka planifikuar të arrinte një normë prodhimi prej 5,000 makina në javë për “Modelin 3”, por më pas e rishikoi atë objektiv. Ajo tha se në ditët e fundit të tremujorit arriti një nivel prodhimi në mbi 1,000 automjete në javë.

“Tesla” tha se ka dorëzuar 29,870 automjete në tremujorin e katërt të vitit 2017, duke përfshirë 1,550 automjete të “Modelit 3”. Kompania “Tesla” ka prodhuar 15,200 automjete të “Modelit S” dhe 13,120 automjete të “Modelit SUV”, kjo përfaqëson një rritje prej 27 për qind gjatë tremujorit të njëjtë të vitit 2016-të për të dy modelet. Por, nuk kishte furnizime të “Modeli 3” në vitin 2016, pasi makina ende nuk ishte në prodhim. Elon Musk, themeluesi i “Tesla”, në muajin tetor kishte thënë se kompania është larg objektivave të prodhimit dhe se ka përpjekje për të qenë krijuesi më i madh i makinave elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat