McLaren shënon shitjet më të larta në histori

Auto

McLaren shënon shitjet më të larta në histori

Më: 8 janar 2018 Në ora: 18:13
McLaren

McLaren ka shënuar rezultatet më të mira të shitjeve në historinë e tij në vitin 2017.

Kompania shiti 3.340 makina vitin e kaluar. Modeli i fundit 720S ka arritur të njëjtat rezultate në gjashtë muaj si paraardhësi i tij për të gjithë vitin 2016.

Ndër modelet e tjera më të shitura janë 570S Coupe dhe Spider, 570GT dhe 540C, të cilat janë shitur në 2,119 kopje. Nga familja Super Series, janë shitur 1.221 vetura.

Tregu më i madh i McLaren është ende Amerika e Veriut, ku furnizon 37 për qind të makinave.

Oferta e McLaren do të rritet dhe deri në vitin 2022, do të prezantohen 12 makina të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat