Volkswagen Jetta i ri me pamje të thjeshtë, por komfor dhe lehtësi maksimale në vozitje

Auto

Volkswagen Jetta i ri me pamje të thjeshtë, por komfor dhe lehtësi maksimale në vozitje

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 10:24
Volkswagen Jetta i ri

Pas disa vitesh që e mbajti në prodhim gjeneratën e gjashtë të modelit Jetta, prodhuesi gjerman Volkswagen më në fund vendosi t’ia prezantoi paraardhësin në Detroit Auto Show.

Kjo model, sikur edhe Golf, është punuar me platformën MQB, ndërsa ndryshimet më të mëdha i ka në pjesën e brendshme.

Pjesa e jashtme nuk ka ndryshuar shumë dhe ka pamjen e thjeshtë, të cilën shumë nga njohësit e automobilizmit e kanë cilësuar edhe si bajate.

Megjithatë, disa duan të kenë veturë komode, të lehtë në vozitje dhe jo të kushtueshme, ndërsa nuk brengosen shumë për dukjen, linjat dhe përfundimet.

Sikur edhe paraardhëset që kurrë nuk ranë në sy për pamjen, por u shitën kënaqshëm dhe ishin shumë të kërkuar në treg, njëjtë po vepron edhe Jetta e re që lansohet vitin që vjen.

Me 1.4-litra dhe motor me katër cilindra që prodhon 147 kuajfuqi, ky VW nuk mund të fitojë ndonjë garë, por siguron udhëtim të qëndrueshëm dhe pa ngecje.

Jetta nuk ka enterier që duket sikur kabinë aeroplani, por shoferi ka lehtësira të mëdha në vozitje, teksa udhëtarët janë shumë komod në të.

Për dallim nga disa prodhues tjerë, Volkswagen nuk ka bërë gabime dhe ka instaluar në brendi Apple CarPlay dhe Android Auto, si standard për zbavitje gjatë udhëtimit. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat