“Mos i testoni makinat në ujëvara”, Shoqata e Peshkatarëve paralajmëron Jeep-in

Auto

“Mos i testoni makinat në ujëvara”, Shoqata e Peshkatarëve paralajmëron Jeep-in

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 07:11
Ilustrim

S`hoqata për Ruajtjen e Peshqve në SHBA ka kritikuar një reklamë të Jeep, të cilët testuan modelin e tyre të ri Wranger përmes një liqeni të cekët dhe mbi një ujëvarë.

“Trout Unlimited” , thotë se testimet e Jeep shkatërrojnë bazat e mbarështimit të peshkut.

Kryetari i kësaj shoqate prej 300,000 anëtarësh, Chris Wood, tha:

“Peshqit janë të lëvizsshëm dhe elastik, por atyre nuk iu duhen disa mijëra paund automjetesh mbi bazat e tyre duke thyer zhavorrin aty ku shtrijnë vezët” .

“Shpresojmë se diçka e mirë do të vijë nga kjo dhe ne mund të fillojmë një dialog me Jeep, për të promovuar përdorimin e automjeteve “off-road” , si dhe ruajtjen e burimeve natyrore” , shtoi Wood.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat