Super-makina elektrike, nga zero deri në 100 kilometra në orë arrin për më pak se dy sekonda

Auto

Super-makina elektrike, nga zero deri në 100 kilometra në orë arrin për më pak se dy sekonda

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 22:13
Aspark Owl

Mënyra si e rritë shpejtësinë super-makina elektrike Aspark Owl, duhet të shihet për tu besuar.

Gjatë vitit të kaluar, zyrtarë nga Aspark kishin bërë të ditur në Frankfurt Motor Show se Owl i ri, do të ketë shpejtësi enorme.

Madje, ata thanë se prej zero deri në 100 kilometra në orë, mund të arrijë për dy sekonda – gjë që nuk u besua, teksa shumica qeshën me pretendimet.

Por, simulimet që janë bërë së fundmi, kanë bërë që kjo makinë elektrike të arrijë këtë shpejtësi për vetëm 1.92 sekonda.

Kjo falë trupit shumë të lehtë nga fibrat e karbonit dhe dy motorëve 4kW, që dërgojnë nga 429 kuajfuqi, në të gjitha rrotat në të njëjtën kohë. Megjithëse kjo nuk tingëllon si fuqi, duhet të potencohet se tërë vetura peshon vetëm 860 kilogramë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat