Rrjedhin pamjet dhe emri i Ferrarit më të fuqishëm deri më tani

Auto

Rrjedhin pamjet dhe emri i Ferrarit më të fuqishëm deri më tani

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 06:38
Ferrari 488

Për herë të parë, Ferrari ka bërë të ditur se do ta kthejë modelin 488 me një fuqi shumë të madhe, ndërsa e shfaqi teksa garonte paralel me 488 Challenge.

Mesazhi ishte i qartë, se kjo makinë e fuqishme e pistave, do të jetë në gjendje t’i bëjë ballë forcës enorme të rivalit Porsche 911 GT2 RS.

Prodhuesi italian, asnjëherë nuk e ka bërë të ditur emrin e këtij modeli, por është spekuluar se mund ta ketë 488 GTO apo 488 Sport Serial Series.

Mirëpo, imazhet e rrjedhura në një forum në internet, tregojnë se ka emër shumë më të zakonshëm.

Ky model do të quhet Pista, që në gjuhën italiane, sikur edhe atë shqipe nënkupton pistën apo shtegun.

Sa i përket pamjeve, nuk dallojnë shumë prej atyre agresive që priteshin dhe elementeve të ditura, që janë grilli i gjerë dhe sistemi i sofistikuar i nxjerrjes së gazrave.

Çfarë dihet tjetër për rivalin e GT2 RS, është se do të jetë Ferrari më i fuqishëm deri më tani, ndërsa detajet bëhen të ditura gjatë Geneva Auto Show që zhvillohet gjatë muajit mars.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat