Volkswagen shmang grevën dhe bllokimin e prodhimit, por i duhet të paguajë

Auto

Volkswagen shmang grevën dhe bllokimin e prodhimit, por i duhet të paguajë

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 06:21
Volkswagen

Punonjësve iu shpaguhet këmbëngulja, rroga e tyre do të ritet për 4.3 për qind

Gjatë muajit të kaluar, është prodhuar se punonjësit e kompanive BMW dhe Audi, mund të organizaojnë një greve.

Por, nuk ishte ky problemi i vetëm këtyre dy kompanive gjermane, pasi me të njëjtin problem u përball edhe gjiganti Volkswagen.

Ky i fundit, për të shmangur ndalimin e prodhimit, negocioi me për punëtorët që kërcënonin me grevë dhe arriti marrëveshje.

Pas katër raundesh bisedime, me krerët e sindikatës në punishten IG Metal, është vendosur që VW Group t’ju rrisë pagat 120 mijë punëtorëve për 3.4 për qind.

Punishtja që ndodhet në pjesën perëndimore të Gjermanisë, kushtëzonte me ndalimin e prodhimit, pasi kishte kërkuar rritje prej gjashtë për qind, por i është ofruar vetëm 2.2 për qind.

Si pjesë e negociatave, është pranuar që punonjësve t’i paguhet edhe 27 për qind e një rroge në vit, duke filluar prej vitit të ardhshëm.

Pos pushimeve të parapara me ligj, punonjësit kanë të drejtë të marrin edhe gjashtë ditë tjera, për të cilat nuk do t’ju hiqet asgjë nga paga.

Stafi i IG Metal, e kanë ndërmarrë këtë organizim, pasi me rritjen e makinave elektrike dhe aty që vetëvoziten, po kanë angazhim shumë më të madh se më parë.

Në anën tjetër, kjo nuk i konvenon aspak financave të Volkswagen, që janë shpenzuar për të pagur rreth skandalit të naftës.

Megjithatë, kjo pagesë është e vogël, në krahasim me atë që duhet të paguajë kompania, për të mbajtur rrjedhën e linjës së prodhimit.

E mira e tërë kësaj, është se tash që është arritur marrëveshje, nuk do të ketë ndonjë grevë të paparashikuar apo ndonjë sabotim të vogël, që ka ndodhur deri më tani.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat