Cupra debuton në Gjenevë me Ateca prej 300 kuaj fuqi

Auto

Cupra debuton në Gjenevë me Ateca prej 300 kuaj fuqi

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 17:46
Cupra

Seat në fund të janarit paralajmëroi se modelet e tija me performancë të lartë do të komercializohen në shenjën e nënbrendit Cupra dhe tash janë publikuar fotografitë e para dhe të dhënat teknike të SUV Cupra Ateca, por edhe konceptin e Cupra Ibiza dhe garuesit TCR.

Cupra Ateca ka motor 2.0 turbo benzinë me 300 kuaj fuqi, ndërrues me shtatë shpejtësi automatike DSG. Nga 0 deri 100 km/h arrin për 5,4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 245 km/h.

Automjeti mund të vozitet në gjashtë mënyra: Normal, Sport, Individual, Borë, Off-Road dhe CUPRA.

Image

Cupra Ateca do të ketë premierën zyrtare në sallonin e automobilave në Gjenevë, ku do të prezantohet edhe koncepti i Cupra Ibiza së ardhshme.

Përveç këtyre dy automjeteve, publiku në Gjenevë do të ketë rastin të shohë edhe konceptin e automobilit garues Cupra TCR, i cili do të garojë në sezonin 2018.

Nën kupolat e panairit të Gjenevës do të ekspozohet edhe një model Cupra, i cili ka mbajtur shenjën Seat dhe ky është Leon Cupra R ST.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat