Aeroplani i ri kinez: Nga Pekini në Nju Jork për vetëm 2 orë?

Auto

Aeroplani i ri kinez: Nga Pekini në Nju Jork për vetëm 2 orë?

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 18:40
Aeroplani i ri kinez

Ekipi i shkencëtarëve nga Akademia Kineze e Shkencave pretendon se ka projektuar një aeroplan hipersonik që mund të udhëtojë me shpejtësi deri në 6.000 milje në orë, rreth pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit.

Kuj Kaj, një shkencëtar hulumtues, thotë se pasagjerët në aeroplanin e ri mund të mbërrijnë nga Pekini në Nju Jork për vetëm dy orë, apo 11 orë e gjysmë  më pak se koha që duhet për të kaluar të njëjtën distancë.

Fluturakja e quajtur I Planes ka dy rreshta krahësh që zvogëlojnë turbulencën, shkruan Independent.

Shkencëtarët testuan një version më të vogël të aeroplanit në tunelin me erë, ku arriti një shpejtësi maksimale prej 8.600 kilometrash në orë.

Për qëllime krahasimi, shpejtësia maksimale e Concord në të njëjtat kushte ishte 2.179 kilometra në orë.

Kevin Baukat, drejtori teknik i Boing, tha për NBC se krijimi i një fluturakeje të tillë është i mundur.

Fluturakja kineze është paraqitur edhe në revistën "Physics, Mechanics and Astronomy".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat