BMW Mini elektrik do të prodhohet në Kinë

Auto

BMW Mini elektrik do të prodhohet në Kinë

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 21:45
BWM

Gjiganti gjerman BMW do të prodhojë versionin elektrik Mini në Kinë, në bashkëpunim me partnerin lokal Great Wall Motors.

Të dyja kompanitë pritet të dakordohen për detajet mbi lokacionin ku do të ndërtojnë fabrikën dhe sasinë e investimeve.

Great Wall është prodhuesi më i madh kinez i automobilave SUV, ku në vit shet mbi një milion automjete.

BWM vitin e kaluar ka shitur 372.000 Mini, prej të cilëve 35.000 në Kinë.

Gjatë vitit 2017, në Kinë u shënua rritje prej madje 53,5% në shitjen e automjeteve ekologjike në 777.000 njësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat