Audi prezanton makinën fluturuese

Auto

Audi prezanton makinën fluturuese

Më: 8 mars 2018 Në ora: 00:33
Ilustrim

Makinat fluturuese kanë filluar të tërheqin vëmendje mjaft shumë kohëve të fundit, kështu që edhe Audi nuk ka qëndruar duarkryq.

Audi ka bashkuar forcat me Airbus dhe Italdesign, për të zbuluar konceptin Pop. Up Next në ‘Geneva Motor Show’.

Faturuar si një “koncept tërësisht elektrik dhe automatik, për lëvizje horizontale dhe vertikale”, modeli është një evolucion i mëparshëm i Pop.Up dhe bazohet në një kabinë ultra të lehtë të pasagjerëve me dy ulëse, e që mund t’i perdoret ose si një modul makine ose si modul fluturimi.

Në mënyrë që të fluturojë, makina ka një strukturë të ngjashme të një droni, që përmban katër helika strehimi si të një helikopteri. Cdo helikë ka nga një motor elektrik me 26 kuajfuqi (20 kW) e që përmbajnë një paketë baterish me 70 kWh. Ky konfigurim i jep modulit të fluturimit një fuqi të kombinuar prej 214 kuajfuqish dhe një shpejtësi deri në 50 km/orë, para se të ketë nevojë të ndalojë për një rimbushje prej 15 minutash.

Moduli makinë është një platformë si ‘skateboard’ që përmban një bateri 15 kWh dhe dy motorë elektrikë që së bashku kanë 80 kuajfuqi. Kjo bën që Pop.Up Next me një mbushje të bëj 130 kilometra ngasje.

Kompanitë e imagjinojnë Pop.Up Next si të dobishme në qytete të mëdha, pasi vizitorët kur të mbërrijn me aeroplan, mund të hipin më pas në këtë automjet duke përdorur modulin ajror deri sa të mbërrijn në qendër të qytetit, e aty të përdorin më pas modulin makinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat