Makina kroate që ka “tronditur” Gjenevën

Auto

Makina kroate që ka “tronditur” Gjenevën

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:21
Rimac Concept Two

Nga Kroacia vjen Rimac Concept Two, evolucioni i asaj që ka qenë një nga supermakinat sportive elektrike më mbresëlënëse, Rimac Concept One.

Një model krejtësisht i ri dhe me numra të pabesueshëm. Po flasim për jo më pak se 1914 kuaj fuqi, një shpejtësi maksimale prej 412 km/h dhe një përshpejtim të jashtëzakonshëm: 1,85 sekonda nga 0 në 100 km/h.

Pavarësisht këtyre shifrave, bateria mban për 650 kilometra, që do të thotë se kjo makinë është edhe më e mirë se Tesla Roadster e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat