Spiunohet gjenerata re e Mercedes CLA, ngjanë shumë si CLS i vogël

Auto

Spiunohet gjenerata re e Mercedes CLA, ngjanë shumë si CLS i vogël

Më: 12 mars 2018 Në ora: 00:09
Mercedes CLA

Gjenerata e re e Mercedes CLA, mund të prezantohet gjatë viteve 2019 apo 2020.

Tani që prodhuesi gjerman i ka prezantuar Mercedes-Benz CLS dhe A-Class, është vetëm çështje kohe, kur të tregohet edhe zyrtarisht se si do të duket CLA. Nga pjesa e përparme, këto vetura po bëhet gati e pamundur që të dallohen. Modeli i ri është kapur nga spiunët, në një pompë benzine në Suedi, por shtresa e kamuflazhit mund është të mashtrojë, ndërsa kjo makinë të jetë një CLS i vogël.

Pjesa e përparme dhe e pasme, janë shumë të njëjta me modelet e lasnuara së fundmi, por njëjtë nuk mund të thuhet edhe për anësoret, që kanë pësuar ndryshime. Meqenëse është pjesë e gjeneratës së re, pritet që të jenë integruar në të, sistemi i brendshëm i qarkullimit, i cili është pjesë e platformës së re nga Mercedes.

Kjo nënkupton se CLA se në të do të jetë edhe User Experience, që ofron një lehtësi të madhe për shoferin. Nuk ka detaje se kur do të lansohet, por njohësit e makinave pretendojnë se gjithçka është gati dhe mund ta shohin brenda dy viteve të ardhshme.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat