Platformën e Mission E, Porsche do ta përdorë edhe në një kupe dhe kabriolet

Auto

Platformën e Mission E, Porsche do ta përdorë edhe në një kupe dhe kabriolet

Më: 13 mars 2018 Në ora: 18:51
Porsche

Ka mundësi që në të ardhmen, ta shohim edhe modelin 928 sikur makinë elektrike

Porsche është duke bërë hapa të mëdhenj në botën e makinave elektrike dhe këtë e tregon Mission E, si dhe Mission E Cross Turismo që u prezantua në Geneva Motor Show 2018. Sipas të gjitha gjasave, nga ky prodhues në të ardhmen mund të shohim vetëm këto lloj veturash krahas sedanëve dhe atyre crossover. Por, veturat do të kenë tërë fuqitë dhe përbërësit e një Porsche, por me trupa kryesisht të njëjtë.

Stefan Weckback, që është drejtues i divizionit të makinave elektrike, ka thënë gjatë një tryeze të rrumbullakët në panairin e Gjenevës, e Mission E është gati. “Ekspertët dhe inxhinierët, kanë bashkuar forcat për ndërtimin e një makine elektrike, pjesa e jashtme e së cilës, mund të përdoret edhe për kupe dhe kabiolet” ka thënë Weckback. Më tej, ai ka thënë se shumë vetura tjera janë gati të elektrizohen, vetëm se duhet bërë konstruktime të lehta në eksterierët e tyre.

Entuziastët  dhe njohësit e makinave, kanë shfrytëzuar forumet e ndryshme në internet, për të komentuar se cilat modele nga Porche, mund të ktheheshin në jetë si makina elektrike. Kërkesa më të mëdha, ka pasur më modelin 928, që është një ndër ikonat e automobilizmit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat