Nissan 400Z që lansohet gjatë vitit që vjen, do t’i ketë 475 kuajfuqi

Auto

Nissan 400Z që lansohet gjatë vitit që vjen, do t’i ketë 475 kuajfuqi

Më: 20 mars 2018 Në ora: 00:20
Nissan 400Z

Lajm tjetër i mirë, është filluan përgatitjet për modelin e ri Nismo.

Kanë filluar punimet për zëvendësimin e modelit të plakur 370Z, që për herë të parë doli nga prodhimi më 2009. Problemi me këtë veturë sportive, që nuk ishte aq e fuqishme, ishte edhe mungesa e profitit. Por, kjo nuk do të ndodhë me pasardhësin, që ka motor 3.0-litra V6 dhe do të prodhojë 475 kuajfuqi.

Vetura që pritet të del në treg në fund të vitit që vjen, bëhet për nder të 50-vjetorit të lansimit të origjinalit 240Z. Sipas të gjitha gjasave, këtë model kemi mundësi të shohim gjatë tetorit në Tokyo Motor Show.

Mediat që merren me automobilizëm, kanë mësuar se nuk i është dhënë drita e gjelbër vetëm kësaj makine, pasi në prodhim pritet të hyjë edhe Nismo i ri.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat