Modeli më i ri i Acura NSX pritet të prezantohet këtë vit.
Për momentin informacioni vetëm që dihet rreth këtij modeli është se ai posedon 573 kuaj fuqi.
Sipas Autobild, modeli Acura NSX roadster do të prezantohet më herët gjatë këtij viti.
Acura është kapur në testime në Nurburgring dhe besohet se do të jetë modeli më i fuqishëm i Type R.
Nëse Acura vendos të ndërtojë një topless NSX, atëherë nuk pritet të ketë ndryshime në perfomanca. Pritet të ketë motor 3.5 litra turbo-mbushës V6 hybrid.
Modeli do të arrijë 100 km në orë për vetëm 3 sekonda.