Rrjedhin fotografitë e BWM M2 Competition me motor nga M4

Auto

Rrjedhin fotografitë e BWM M2 Competition me motor nga M4

Më: 9 prill 2018 Në ora: 17:26
BMW M2 Competition

Dy javë para debutimit zyrtar në Pekin, në publik kanë rrjedhë fotografitë e para të versionit të ri BMW M2 Competition.

Vetura ka motor biturbo 3,0 litra me gjashtë cilindra që sigurojnë 410 kuaj fuqi

M2 Competition nga 0-100 km në orë arrin për 4.2 sekonda me ndihmën e ndërruesit automatik të shpejtësive, i cili është më i shpejtë sesa M2 me transmisionin standard DCT.

Modeli më i ri i BMW-së do të ketë edhe konfigurim të ndryshëm të vozitjes, pasi në të dyja anët e volanit gjenden komandat M1 dhe M2.

BMW M2 Competiton do të prezantohet publikisht më 25 prill në sallonin e veturave në Pekin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat