BMW X6 M nga Manhart dhe Carlex Design

Auto

BMW X6 M nga Manhart dhe Carlex Design

Më: 10 prill 2018 Në ora: 21:49
BMW X6 M

Edhe kompania e njohur Manhart në ofertën e saj ka programin e plotë për modifikimin e modelit aktual të BMW-së, X6 M.

Paketa e Manhartit për modifikimin e X6 M përfshinë përforcimin e motorit të tij 4.4-litër V8 në 700 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë maksimale ta arrijë deri në 315 kilometra në orë.

Në paketën e Manhartit, po ashtu, përfshihet edhe sistemi i shkarkimit të gazrave nga çeliku, set i ri i rrotave 22-inç, frenat më të forta, amortizatorët e modifikuar (tani vetura është më e ulët për 35 mm), si dhe etiketën e Manhartit.

Gjithashtu, ky BMW X6 M ka pësuar ndryshime edhe në interier, ku për këto ndryshime përgjegjës është kompania e njohur polake Carlex Design.

Shkurtimisht, Carlex Design për këtë X6 M ka zgjedhur interier dy-ngjyrësh (zi dhe verdhë), lëkurë Alcantara si dhe disa elemente të tjera të bëra nga fibra të karbonit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat