Ford Mustang shpallet sërish si makina sportive më e shitur në botë

Auto

Ford Mustang shpallet sërish si makina sportive më e shitur në botë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 21:27
Ford Mustang

Për vitin e tretë me radhë, Ford Mustang merr kurorën si vetura sportive më e shitur në botë.

Prodhuesi ka dërguar 125,809 Mustang në shtëpi të klientëve, që jetojnë në 146 shtete të ndryshme. Sipas statistikave, rreth 80 mijë janë shpërndarë në Shtete e Bashkuara, teksa të tjerat janë eksportuar në Evropë dhe Azi.

“Bota po bie në dashuri me Mustang, që ka disajnin dhe përformancën amerikane”, ka thënë Erich Merkle, që është analist i shitjeve në Ford.

Kjo veturë është shumë e përhapur edhe në tregun e Kinës, ku gjatë vitit të kaluar janë shitur 7,125 njësi. Në përgjithësi, blerësit janë të interesuar për Mustang GT me 5.0-litra V8, se sa për EcoBooster me 2.3-litra dhe katër cilindra.

Derisa shumica e blerësve deri më tani ishin meshkuj, gjatë pesë viteve të kaluara numri i femrave që e kërkojnë këtë veturë është rritur për dhjetë për qind.

Prej se hyri në tregun botëror gjatë vitit 2015, deri më tani janë shitur 418 mijë Mustangë. Meqenëse çmimi i Mustangut të vitit 2018, fillon me 26 mijë dollarë, pritet që shitjet të jenë edhe më të shpeshta.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat