Audi S8 arrin në vjeshtë

Auto

Audi S8 arrin në vjeshtë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 23:53
Audi S8

Versioni sportiv Audi S8 do të gjendet në treg gjatë këtij viti, transmeton Auto Bild.

Nuk pritet të ketë ndryshime revolucionare të dizajnit, por vetura do të ketë motor biturbo 2,9 litra V6. Po ashtu pritet që në ofertë të jetë edhe motori 4,0 litra V8 me dy turbo-mbushës. Ky agregat mund të jetë i ngjashëm me atë të Porsche Panamera Turbo dhe pritet të prodhojë mbi 500 kuaj fuqi.

Modeli i ri S8 pritet të prezantohet në Paris, në fillim të tetorit, ndërsa S8 Plus mund të zëvendësojë versionin E-Tron i cili ka në fokus performancat dhe jo efikasitetin. Spekulohet se do të ketë motor elektrik nga Panamera Turbo S E-Hybrid, i cili ka pothuajse 700 kuaj fuqi.

Sa i përket RS8, vështirë pritet të paraqitet sivjet, pasi Audi ka për prioritet shenjën RS në klasën SUV, edhe pse kompania nga Ingolshtad ka lansuar modelin RS5 Sportback.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat