Ferrari elektrik nuk paraqitet para vitit 2023

Auto

Ferrari elektrik nuk paraqitet para vitit 2023

Më: 25 prill 2018 Në ora: 23:14
Ferrari

Edhe pse Ferrari italian filloi zhvillimin e modelit të parë elektrik, kjo nuk është pjesë e planit të ri pesëvjeçar 2018-2022 i grupit Fiat Chrysler (FCA).

Drejtori i FCA dhe Ferrari, Sergio Marchionne ka shprehur në mënyrë të qartë përbuzjen e tij për teknologjinë elektrike, pavarësisht deklaratës se "nëse do të ketë vetura super elektrike, Ferrari do të jetë i pari’, është e qartë se nuk do të shohim së shpejti ndonjë model të kësaj firme në energji elektrike.

Marchionne nuk ka përfshirë Ferrarin elektrik në planin pesëvjeçar të grupit, duke theksuar se automjetet elektrike nuk janë ende të rëndësishme për kompaninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat