Aston Martin zbulon gabimisht një model

Auto

Aston Martin zbulon gabimisht një model

Më: 9 maj 2018 Në ora: 12:10
Aston Martin m

Prodhuesi britanik i veturave Aston Martin ka zbuluar gabimisht një model të tij.

Gjatë komunikimit me një portal për vetura, Aston Martin ka vendosur aksidentalisht një lidhje me një model që nuk është përmendur në kohët e fundit në faqen e tij zyrtare.

Është një version i kufizuar i modelit të ri AMR që me siguri do të mbajë shenjën DB11.

Seria AMR është jashtëzakonisht e kufizuar në vetëm disa qindra njësi në mbarë botën, të tilla si Vantage (300 njësi), Rapide (210), Vulcan dhe Valkyrie AMR Pro, e cila prodhohet në 25 kopje.

DB11 AMR pritet të arrijë në ngjyrë të gjelbër të zbehtë metalike që është karakteristikë e modeleve AMR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat