Modelet e reja nga Nissan do të jenë shumë më të lehta, fal metalit special të punuar me teknologji të lartë

Auto

Modelet e reja nga Nissan do të jenë shumë më të lehta, fal metalit special të punuar me teknologji të lartë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 06:37
Infiniti QX50 është modeli parë, në të cilin është përdorur ky material

Mund të mos vërehet, por në pjesën e përparme dhe të pasme të QX50, është aplikuar materiali special i punuar me teknologji të lartë.

Tani e tutje, Nissan do të përdorë të njëjtin metal me përbërje të veçantë dhe elasticitet të lart edhe në modelet tjera. Pa bërë të ditur se në cilat modelet do të aplikohet, Nissan ka konfirmuar se ky material do të jetë më i lehtë dhe mundëson shumë përparësi aerodinamike, duke mundësuar zvogëlimin e emetimit të gazrave dhe mbrojtje më të madhe për udhëtarët.

Materiali është krijuar nga Nissan dhe Nippon Steel & Sumitomo Metal Corp, një ndër kompanitë lidere në përpunimin e metalit.

Kombinimi i fuqisë së metalit dhe lehtësisë në prerje dhe lakim, ndihmon në krijimin e pjesëve komplekse që janë shumë më të holla dhe të lehta, se ekuivalenti i pjesëve nga metali i zakonshëm. Përdorimi i këtij metali, është pjesë e projektit të Nissan, që deri më 2022 ta reduktojë për 40 për qind emetimin e CO2.

Prodhuesi japonez, pretendon se modelet e reja, do të jenë deri në 25 për qind më të lehta, vetëm fal aplikimit të këtij metali. Ky metal mund të presohet i ftohtë dhe ka elasticitet prej 980 megapaskalëve, që e bën përdorimin e tij shumë më të lehtë dhe ekonomik.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat