BMW tregon çmimin fillestar dhe maksimal që do ta ketë X5 2019

Auto

BMW tregon çmimin fillestar dhe maksimal që do ta ketë X5 2019

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 06:59
BMW X5 2019

Vetëm se për ta vozitur këtë makinë, duhet pritur deri në nëntor

Prej se është lansuar në vitin 2000, BMW X5 ka qenë model për shumë prodhues të makinave.

Tani që është lasnuar gjenerata e katër, prodhuesi gjerman ka bërë të ditura çmimet që do t’i ketë X5 xDrive40i dhe X5 xDRive50.

Për të blerë modelin bazë, duhet paguar 52,800 euro, teksa tjetri me të gjitha përformasat kushton 65,700 euro.

Në të dy çmimet, është e përfshirë edhe shumë për transportin deri te klienti. Pavarësisht çmimeve, që të dy modelet peshojnë nga tre tonelata, i kanë të integruara dritat LED, monitorimin e këndit të vdekur, si dhe sistemin e sigurisë në pjesën e përparme.

Ata që paguajnë më shumë, mund të kenë sistemin e ndezjes me buton, BMW Laserlight, si dhe ngrohësin apo ftohësin e hapësirave ku mbahen gotat.

Po që se kërkohet përformancë më e lartë, mund të shtohet sistemi M Sport Package, si dhe formati që i mundëson të vozitet nëpër tërrene të vështira.

Modeli bazë është 3.0-litra gjashtë cilindra dhe proshon 335 kuajfuqi, teksa tjetri më i fuqishëm ka motorin 4.4-litra V8 që prodhon 465 kuajfuqi.

Që të dy motorët kanë nga tetë shpejtësi automatike, teksa mund ta dërgojnë fuqinë në të katër rrotat. Të interesuari për BMW X5 2019, mund ta gjejnë nëpër sallone prej dhjetë nëntorit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat