Fituesi i festivalit të Goodwood është shpallur makina elektrike nga Volkswagen

Auto

Fituesi i festivalit të Goodwood është shpallur makina elektrike nga Volkswagen

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 06:51
Modeli I.D. R duke se nuk është çfarëdo makine elektrike

Deri më tani, në Goodwood Festival of Speed merrnin pjesë makinat me djegie të brendshme.

Por, me avancimin e madh të makinave elektrike, kjo pritet të ndryshojë në masë të madhe. Gjatë edicionit të këtij viti, xhiron malore e ka kryer me shpejtësi të lartë McLaren Senna, por që nuk arriti ta fitojë. Trofeun  ka marrë I.D. R që ka dalë më i shpejtësi edhe në Pikes Peak Hill Climb, që është zhvilluar para disa javëve.

Nën pilotimin e Romain Dumas, që me të njëjtën makinë fitoi në La Mans, I.D. R ka kaluar shtegun për 43.86 sekonda.

Pas tij është radhitur Nio EP9, një makinë tjetër elektrike, që shtegun e kaloi për dy sekonda më vonë se modeli nga VW. Top treshen e përmbyllë një makinë me djegie të brendshme, që është BMW E63 M3, kurse të katërtin Jaguar XJR 12D IMSSA.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat