Golf GTI do të largohet nga tregu evropian

Auto

Golf GTI do të largohet nga tregu evropian

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 06:59
Golf GTI

Ligjet e reja, e bëjnë të vështirë regjistrimin e kësaj veture

Gjatë muajit shtator, në Evropë do të ndryshohet ligji për standardin e emetimit të gazrave, për tu zëvendësuar me të riun që është më strikt sa i përket automjeteve të lehta.

Për tu përshtatur me sistemin e ri, shumë prodhues janë dashur të bëjnë ndryshime dhe që tani ka pasoja në prodhim. BMW e ka larguar nga tregu F80 që i përket gjeneratës M3, teksa Volkswagen është dashur t’ia ulë kuajfuqitë Golf R prej 306 në 296. Për tu përshtatur me ndryshimet ligjore, Volkswagen ka vendosur ta largojë në tërësi modelin GTI.

Me sistemin e ri, kalimi i testit është shumë më i vështirë, sepse bazohet në simulime në natyrë, përkundër atyre që kryhen në laboratore.

VW po e konsiderohet si të tepërt, që t’i mbajë në treg dy versione GTI andaj vendosi që njërën prej tyre ta largojë në tërësi. Megjithatë, një version më i shtrenjtë Mk7, që prodhon 242 kuajfuqi ende mbetet në funksion. Gjenerata e re e Golf Mk8 pritet të arrijë gjatë vitit që vjen, andaj jo gjithçka do të mbarojë shpejtë sa i përket këtij modeli. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat