U hap gara automobilistike në Jezerc të Ferizajt

Auto

U hap gara automobilistike në Jezerc të Ferizajt

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 16:18
Agim Aliu hapi sot garën automobilistike në Jezerc në kuadër t6ë garave në disiplinën malore.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu hapi sot garën automobilistike në Jezerc në kuadër t6ë garave në disiplinën malore.

Në këtë garë e cila poentohet në kuadër të Kampionatit të Kosovës për vitin 2018, po marrin pjesë vetëm vozitësit që posedojnë licencë garuese të njohur nga FASK dhe FIA, e vlefshme për vitin 2018.

Aliu në hapje të garës u shpreh se këto gara dhe sporti në përgjithësi që po organizohet në këto anë i kanë dhënë impakt të jashtëzakonshëm turizmit malor në territorin e Ferizajt, veçanërisht fshatit Jezerc dhe Nerodime të cilat tashmë janë zona shumë të frekuentuara nga vizitorë nga e gjithë vendi e më gjerë. Gjithashtu, kryetari Aliu theksoi se ky sport dhe sportet e tjera do të kenë mbështetjen nga Komuna e Ferizajt me të vetmin qëllim nxitjen e shpirtit garues dhe masivizimin e sportit.

U bë e ditur se në këtë garë po marrin pjesë 50 garues, starti do të jetë nga Nerodimja deri në Jezerc, 4800 metra do të jenë dy xhirot, rruga është terren i përshtatshëm për këtë sport, kërkesa është aprovuar edhe nga komuna, policia si dhe zjarrfikësit dhe se është organizim nga Federata e Automobilizmit të Kosovës sipas kushteve dhe lejeve përkatëse nga niveli qendror dhe lokal.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat