Enterieri minimalist i Tesla Model S dhe X, i njëjtë sikurse te Model 3

Auto

Enterieri minimalist i Tesla Model S dhe X, i njëjtë sikurse te Model 3

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 23:55
Enterieri minimalist i Tesla Model S dhe X, i njëjtë sikurse te Model 3

Duket se enterieri minimalist i Model 3, do të bartet edhe te Model S dhe X, që prezantohen me ndryshime gjatë vitit që vjen.

Kur u prezantua Tesla Model 3, gjëja kryesore që binte në sy ishte thjeshtësia e madhe në enterier.

Iu pëlqen apo jo, kjo do të bartet edhe te modelet shumë të avancuara ModeS dhe X, që do t’i shohim gjatë vitit që vjen. Ndryshimet që kanë pësuar këto modele, kanë bërë që kabina të jetë minimaliste, me të gjitha butonat e zhdukur.

Imazhet e konceptit që janë siguruar nga Electrek, na lejojnë të shohim brenda këtyre makinave, megjithëse pamjet mund të ndryshojnë deri në produktin final, që nuk do të hyjë në prodhim deri në fund të vitit që vjen. Këto imazhe konfirmojnë se brenda Model X dhe S, ekrani vërtikal i ndjeshëm në prekje, është zëvëndësuar me atë horizontal sikurse te Model 3.

Ndryshimet që po i bën Tesla, sipas Electrek janë për t’i hapur rrugë makinave autonome, që të jetë sa më moderne dhe praktike. Në anën tjetër, po investohet në jastëk sa më të butë dhe të qëndryeshem, disa ekrane për ulësit në pjesën e pasme, si dhe mbushës wireless për telefona, në mënyrë që të rivalizojë me Mercedes dhe BMW. Do të kalojë kohë derisa t’i shohim Model S dhe X, pasi që nuk janë në plan të hyjnë në prodhim para se të lansohet Audi Q3 2019.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat