Zbulohen detajet e Volkswagen T-Cross SUV të ri - Bota Sot
Zbulohen detajet e Volkswagen T-Cross SUV të ri

Auto

E martë, 21 gusht 2018

Zbulohen detajet e Volkswagen T-Cross SUV të ri

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 15:48
Volkswagen T-Cross SUV

SUV i vogël i ri i Volkwagenit, T-Cross është shumë afër debutimit.

Volkswagen ka zbuluar detaje të veturës së re si dhe ka treguar se ai do të zbulohet gjatë vjeshtës së këtij viti, me shumë gjasë në panairin e veturave në Paris.

VW ka konfirmuar se T-Cross pas debutimit do të dalë në shitje në gjithë Evropën në vjeshtë të 2019-ës.

Ky SUV i ri ka fytyrën e re të VW Group, ashtu si T-Roc, Tiguan e Touareg.

T-Cross do të vijë në platformën MQB, që realisht ka të njëjtën arkitekturë duke filluar që nga Polo e deri te Passati saloon e që do të thotë se VW do të ofrojë një varg të gjerë të motorëve me këtë SUV të madhësisë së vogël.

Motori kryesor që do të ofrohet me T-Cross është ai 1.0 litërsh turbocharged me tre cilindra me benzinë në dy versione të ndryshme, njëri me 75 kuajfuqi e tjetri me 115 kuajfuqi, me 6 shpejtësi automatike, por që mund të zgjidhet edhe me automatike.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test