Modelet e reja të Alfa Romeo me dizel, më të fuqishme për 10 kuaj fuqi

Auto

Modelet e reja të Alfa Romeo me dizel, më të fuqishme për 10 kuaj fuqi

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 22:30
Ilustrim

Alfa ka paralajmëruar lansimin e dy modeleve më të reja për vitin e ardhshëm, të cilat do të jenë sipas standardeve euro 6D, përkatësisht do të emetojnë më pak gazra të dëmshme.

Giulia dhe Stelvio do të kenë motor dizel 2.2-litra me dhjetë kuaj fuqi më shumë se pararendësit dhe do të sigurojnë 150, përkatësisht 180 kuaj fuqi.

Gjithashtu, si një pjesë standarde e pajisjeve vjen sistemi multimedial Alfa Connect me 8.8 inç me Apple CarPlay dhe Android Auto.

Sa i përket Giulio, ajo do të ketë pakon Veloce Ti, e cila debutoi në Festivalin e Goowood disa javë më parë dhe në enterier do të ketë karrige lëkure sportive nga Quadrifoglio, detaje të fibrave të karbonit, ndriçim të ambientit dhe pragjeve të derës.

Ndërsa nga ana e jashtme, Giulia ka marrë maskën e përparme V dhe retrovizorë nga karboni. Sa i përket Stelvio, SUV-i i parë i Alfa Romeo standarde vjen me goma Michelin CrossClimate Winter dhe pedale alumini. 

Çmimi për Giulia 2019 varion nga 36.310 euro, Veloce Ti 50.850 dhe Stelvio 40.222 euro. E gjithë kjo përfshin një garanci pesëvjeçare, një shërbim të rregullt falas trevjeçar dhe një ndihmë pesëvjeçare në ujdi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat