McLaren i kampionit të Formula 1 shitet për 1.8 milion euro

Auto

McLaren i kampionit të Formula 1 shitet për 1.8 milion euro

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 19:24
McLaren

Përveç të qenit kampion i Formula 1 dhe një nga drejtuesit më të mirë të gjeneratës së tij, Jenson Button është gjithashtu një shofer i pasionuar me një histori mbresëlënëse të pronësisë së makinave.

Në garazhin e tij një kohë kishin qëndruar Bugatti Veyron, Honda NSX, Nissan GT-R, Ferrari Enzo dhe McLaren P1, të cilat Button kishte vendosur t’i shesë.

Hiper-automobili ka kaluar vetëm 887 kilometra dhe ka çmimin e shitjes 1.8 milion euro. Ka ngjyrë gri  "Grauschwartz", dhe është i veshur me gri të zezë Alcantara dhe një mori elementësh të bërë nga fibra karboni.

Jenson Button u zhvendos në Los Anxhelos, ku ai mori McLaren e tij të ri 675LT, duke zëvendësuar P1, i cili aktualisht është në shitje.

McLaren P1 ka 903 kuaj fuqi dhe motori hibrid V8 Twin-Turbo, si dhe motor elektrik.

Nga zero deri në 100 km në orë arrin për 2.8 sekonda dhe shpejtësia maksimale është e kufizuar në 350 km/h. Vetëm 375 kopje janë prodhuar dhe është një nga makinat më ekskluzive të McLaren.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat