Ankand i gjerë limuzinash të vjetra

Auto

Ankand i gjerë limuzinash të vjetra

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 08:57
Makinat SUV dhe me teknologji të lartë, janë përzgjedhja kryesore e të pasurve gjatë ditëve të sotme

Të interesuarit e limuzinave të vjetra dhe luksoze, mund të zgjedhin në këtë koleksion prej 33 veturash

Makinat SUV dhe me teknologji të lartë, janë përzgjedhja kryesore e të pasurve gjatë ditëve të sotme, por nuk ka asgjë si një limuzinë e vjetër dhe e mbajtur mire. Sikur të jetë Rolls-Royce apo Bentely, do ishte më së miri.

Andaj, ata që kanë mundësi, mund të zgjedhin në mesin e këtyre 33 limuzinave të këtij koleksioni. Calumet Collection, përfshinë disa prej modeleve më të rralla si Cadillac, Lincoln, disa Ford dhe Chlysrer. Por, në zemrën e koleksionit janë limuzinat nga Rolls-Royce dhe Bentley.

Në këtë aktivitet që zhvillohet më 11 janar në Arizona të Shteteve të Bashkuara, do të shihen disa prej këtyre makinave, më e vjetra prej të cilave është një Rolls-Royce Silver Ghost e prodhuar më 1923. Ofertat për këto limuzina pritet të fillojnë së shpejti, teksa në ditën e ankandit final edhe t’ju jepet ofertuesve më të mëdhenj.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat