Bugatti do të ndërtojë një SUV hibrid, për të rivalizuar me Bentley Bentayga

Auto

Bugatti do të ndërtojë një SUV hibrid, për të rivalizuar me Bentley Bentayga

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 08:23
Bugatti SUV

Prodhuesi francez po përgatitet seriozisht, për t’i hyrë botës së makinave SUV

Para një kohe jo shumë të largët, pak njerëz do mendonin se prodhues të super-makinave si Ferrari, Lamborghini dhe Aston Martin do të hynin në tregun e makinave SUV, por me prodhimin e Urus, Purosangue dhe DBX, ky është një realitet.

Derisa Bugatti ka konfirmuar planet për makinën SUV, bosi i kompanisë Stephan Winklemann ka bërë të ditur se modeli që pritet të bëhet SUV nuk do ta ketë trupin e ngjashëm si Chiron. Me rënien e shitjes së makinave sedan, Winklemann ishte i vendosur se e erdhmja e kompanisë ka të bëjë edhe me SUV.

Gjatë një interviste në Pris Motor Show 2018, ai ka thënë se Bugatti planifikon të ndërtojë një SUV luksoz dhe hibrid, që të rivalizojë me Bentley Bentayga dhe Rolls-Royce Cullinan. “Brendi është gjithnjë në rritje dhe duhet të ketë nga pak, prej të gjitha segmenteve” ka thënë Winklemann.

Vetëm se nuk duket se do ta shohim shpejtë këtë SUV, pasi zyrtarët e Bugattit ende nuk kanë bërë planin financiar dhe bordi drejtues duhet ta miratojë projektin për të hyrë në prodhim. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat