Alfa Romeo në problem me motorët

Auto

Alfa Romeo në problem me motorët

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 15:40
Alfa Romeo

Prodhuesi italian Alfa Romeo ka tërhequr modelet Giulia dhe Stelvio Quadrifoglio në SHBA për shkak të problemeve të motorit.

Rrjedhja nga gypat e ftohtësit mund të shkaktojë mbinxehje të njësive të fuqishme (2.9 litër twin-turbo) që kanë rreth 500 kuaj fuqi, andaj mund të shpërthejë zjarr. Për fat të mirë, një mosfunksionim u regjistrua në vetëm 674 njësi në SHBA, duke kërkuar zëvendësimin e zorrës, transmeton KosovaPress.

Por, nga ky problem më shumë janë të prekur Giulia dhe Stelvina me një agregat më të vogël 2.0-litërsh me 280 kuaj fuqi.

Problemi ekziston në më shumë se 37,000 vetura vetëm në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat