Njihuni me BMW X5 e re

Auto

Njihuni me BMW X5 e re

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 16:37
Foto

Në prag të fillimit të X5 të ri, BMW njoftoi një galeri të plotë fotografish të kësaj makine.

BMW X5 kishte një prezantim në internet në fillim të qershorit dhe premiera u mbajt në panairin e veturave në Paris.

Më parë, gjenerata e tretë u prodhua vetëm 5 vjet, apo dy vjet më shkurt gjenerata e parë dhe e dytë, e cila zgjati 7 vjet në treg. 

Në gjeneratën e re X5, BMW do të ofrojë gjithashtu një mundësi opsionale për vendin e tretë me radhë nga dhjetori. Në versionin me 3 ulëse, rreshti i dytë do të jetë në gjendje të lëvizë duke përdorur komandat elektrike, transmeton KosovaPress. 

Fillimisht, katër motorë - dy benzine dhe dy dizel - do të jenë në dispozicion të konsumatorëve në mbarë botën. Versioni bazë i benzinës do të jetë një cilindër me 3.0 litra turbombushës, që siguron  340 kuaj fuqi.  

X5 përshpejton nga 0 deri 100 km në orë për 5.5 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 243 km/h. 

Konsumatorët të cilët dëshirojnë një motor edhe më të fuqishëm kanë x5 xDrive50i të mundësuar nga një njësi twin-turbo 4.4 V8 me 462 kuaj fuqi. Makina përshpejton nga 0-100 km/h në vetëm 4.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 250 km/h. BMW ka njoftuar se ky version nuk do të jetë i disponueshëm në tregun evropian.

Përkundër polemikave aktuale mbi motorët me naftë, BMW ka mbajtur dy agregate të tilla, kryesisht për shkak të konsumatorëve në Evropë. Motori bazik 3.0 litra me 6 cilindra që siguron 265 kuaj fuqi.

Versioni më i fuqishëm në tregun evropian, derisa të nisë X5 M i ri, X5 M50d do të pajiset me një motor dizel 3.0 me 6 cilindra me 4 turbo-mbushës. Fuqia maksimale e tij është 400 kuaj fuqi, ndërsa nga 0-100 km/h përshpejton në 5.2 sekonda, para se të arrijë një maksimum prej 250 km/h.

BMW do të ofrojë modelin X5 të ri më vonë për të përfunduar disa variante të tjera, përfshirë hibrid plug-in dhe X5 M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat