Putin e uron May: “Jam i gatshëm për dialog konstruktiv”

Azia

Putin e uron May: “Jam i gatshëm për dialog konstruktiv”

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 14:52
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se është i gatshëm për “dialog konstruktiv” rreth “çështjeve urgjente” me kryeministren e re britanike, Theresa May, ka njoftuar mbrëmë zyra e Putin.

Në mesazhin e dërguar shefes së re të qeverisë britanike, Putin ka thënë se është i bindur se “ruajtja dhe rritja e bashkëpunimit potencial ruso-britanik në sfera të ndryshme ka të bëjë me interesat vitale të popujve të të dyja vendeve”.

Putin e ka falenderuar paraardhësin e May, David Cameron përmes një telegrami ku ka thënë se “shpresoj që përvoja jote e pasur do të vihet në shërbim të Mbretërisë së Bashkuar dhe tërë botës”, njofton më tej Kremlini.

Putini ka paralajmëruar muajin e kaluar se referendimi britanik për tu larguar nga Bashkimi Evropian do të ketë “pasoja...për tërë Evropën dhe për ne, natyrisht”.

Marrëdhëniet e Britanisë me Rusinë janë përkeqësuar viteve të fundit, kryesisht për shkak të rastit të ndjekur penalisht nga Londra të vrasjes së një nga kritikëve të Kremlinit, Alexander Litvinenko, i cili ishte helmuar në Londër.

Britania është gjithashtu një nga përkrahësit kryesore të sanksioneve perëndimore kundër Moskës rreth agresionit rus në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat