Indi: Ndërmerren goditje për ndaljen e dhunës në Kashmir

Azia

Indi: Ndërmerren goditje për ndaljen e dhunës në Kashmir

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 15:46
Pamje e protestuesve në Kashmir duke gjuajtur gurë ndaj policëve që kishin hedhur gaz lotsjellës

Autoritetet në pjesën e Kashmirit, që është nën kontroll të Indisë, i kanë marrë redaksitë e gazetave dhe i kanë ndalur stacionet televizive, me qëllim që të pengohen protestat e dhunshme, për shkak të vrasjes së një lideri separatist nga forcat e sigurisë.

Zyrtarët kanë thënë sot se kjo “goditje” ishte e domosdoshme pasi kanalet televizive pakistaneze kishin “lansuar fushatë me qëllim të nxitjes së problemeve”.

Afro 35 njerëz janë vrarë dhe më se 3 mijë të tjerë janë plagosur nga protestat gjatë ditëve të fundit.

Kjo ishte dhuna më e madhe në këtë territor në 6 vitet e fundit.

Më herët, autoritetet kishin imponuar orë policore dhe i kishin bllokuar shërbimet e telefonave mobilë për parandalimin e organizimit të protestave, për shkak të vrasjes së aktivistit separatist, Burhan Wani, 22 vjeçar, gjatë të shtënave me policinë javën e kaluar.

Liderët separatistë pardje kanë bërë thirrje për grevë 72 orëshe.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, tha se ishte i “shokuar” me vrasjen e aktivistit Wani.

Zyrtarët e Indisë, kanë reaguar ndaj kësaj deklarate duke e përshkruar atë si përpjekje për “përzierje në punët e brendshme” të Indisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat