Korea e Veriut hedh përsëri raketa në det

Azia

Korea e Veriut hedh përsëri raketa në det

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 09:07
Raketa

Korea e Veriut ka hedhur tri raketa balistike në bregun lindor të saj, thonë zyrtarë të Koresë së Jugut dhe ShBA.

Raketat u lëshuan  nga rajoni Hwangju, tha shefja e shtabit të përbashkët të Koresë së Jugut, ndërkaq ka treguar se ato u hodhën në lartësi rreth 500 deri në 600 km.

ShBA-të thonë se dy raketat e para besohet të jenë të llojit Scud me rreze të shkurtra, ndërsa e treta ishte Rodong ose Nodong, shkruan BBC.

Ky testim raketash vjen pasi ShBA-të dhe Korea e Jugut kanë deklaruar se do të vendosin një sistem anti-raketor, për t’iu kundërvënë kërcënimeve të Koresë së Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat