Shi në Kinë, bllokohen udhëtimet ajrore dhe metrotë

Azia

Shi në Kinë, bllokohen udhëtimet ajrore dhe metrotë

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 21:53
ilustrim

Shirat e mëdha kanë paralizuar kryeqytetin e Kinës Pekinin. Shumë rrugë janë bllokuar si pasojë e përmbytjeve teksa qindra fluturime janë anuluar ose kanë shënuar vonesa, teksa disa prej stacioneve të metrove janë mbyllur.

Në fakt kjo stinë karakterizohet nga shirat dhe reshjet e rrëmbyeshme në Kinë, por këto janë më të rëndat që prej vitit 2012, në të cilat 37 persona humbën jetën. Bashkia e Pekinit ka lëshuar alarmin portokalli, niveli i dytë në sistemin katër shtresor të paralajmërimit të Kinës mbi shirat.

 

Meteorologët kanë parashikuar vijimin e shirave edhe gjatë ditëve  në vijim, teksa deri tani shiu ka arritur në disa vende deri në 100 milimetër. Më shumë se 200 fluturime u anuluan në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Pekinit, dhe një pjesë të vogël e metrove u mbyllën si pasojë e reshjeve të dendura.

 

Peng Xiaou turist në Pekin, thotë: ”Ne kemi ardhur në Pekin për pushime. Fluturimet janë anuluar për shkak të motit të keq, kështu që kemi ardhur në aeroport me herët për të pritur dhe për të parë se kur mund te udhëtojmë. Por deri tani nuk kemi asnjë informacion,” thotë ai.

 

Shirat e fundit nuk kanë shkaktuar viktima apo të plagosur, por shirat e verës, pra deri tani, kanë vrarë më shumë se 200 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat