Aeroplani i Malajzisë, ja teoria e re për zhdukjen e tij

Azia

Aeroplani i Malajzisë, ja teoria e re për zhdukjen e tij

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 21:32
Aeroplani i Malajzisë

Një teori e re ka dalë në sipërfaqe për aeroplanin e zhdukur të Malajzisë.

Ekspertët përfshijnë mundësinë që aeroplani përpara aksidentit të ketë rrëshqitur njëherë në ajër dhe pastaj të ketë rënë në sipërfaqen e detit. Nëse merret parasysh kjo teori e re, atëherë do të thotë se ekipi i hetuesve ka kërkuar në pjesë të gabuara të Oqeanit Indian.

Kërkuesit e udhëhequr nga ekipi “Fugro”, deri më tani kanë kërkuar në zonën prej 120 mijë kilometrash katrorë në brigjet e Australisë Perëndimore. Mirëpo, ekspertët thonë për “Independent” se aeroplani mund të ketë rrëshqitur përpara se të zhdukej në oqean. Pra, ka rënë vertikalisht në det.

Aeroplani i Malajzisë u zhduk gjatë një fluturimi nga Kuala Lampuri në Pekin, me 239 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, më 8 mars 2014. Deri më tani, për rastin, është gjetur vetëm një fletë e aeroplanit të rrëzuar. Bëhet fjalë për një pjesë të krahëve të gjetur në ishullin “Reunion”, afro 2.500 milje në perëndim të zonës të kontrolluar.

Drejtori i projektit “Fugro” tha se nëse piloti në momentet kritike e ka menaxhuar për disa kohë aeroplanin, atëherë po kërkohet shumë larg vendit ku ka rënë objekti. Ai ka shtuar se një pilot me përvojë mund ta rrëshqasë një “Boing 777” për rreth 120 milje, kur nuk ka më karburant.

Sidoqoftë, çdo hetim i mëtejshëm për aeroplanin e zhdukur do të kërkojë fonde të reja nga qeveritë e Kinës, Australisë dhe të shtetit të Malajzisë. Kërkimi deri tani ka kushtuar 137 milionë dollarë amerikanë, duke e bërë kërkimin më të shtrenjtë në histori.

Qeveritë e tre shteteve më parë kanë rënë dakord se nëse nuk gjejnë ndonjë provë të fortë, ti mbyllin hetimet për rastin. Nëse për tre muajt e ardhshëm nuk gjendet asnjë provë për aeroplanin e Malajzisë, hetimet do të mbyllen zyrtarisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat