Kabul: IS e merr përgjegjësinë për sulmin, mbi 60 të vrarë

Azia

Kabul: IS e merr përgjegjësinë për sulmin, mbi 60 të vrarë

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 15:22
Ilustrim

(E plotësuar) - Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Kabul ku cak ishin pjesëtarët e komunitetit minoritar shiit.

Lajmi i publikuar nga agjencitë ndërkombëtare është mbështetur në informacionin e publikuar nga Amaq, agjencia e lajmeve e grupit ekstremist.

“Dy luftetarë të Shtetit Islamik e kanë shpërthyer eksplozivin e vendosur në bel, gjatë demonstratës së shiitëve në qytetin e Kabulit në Afganistan”, është thënë në lajmin e shkurtër të publikuar nga Amaq.

Të dhënat për numrin e viktimave në këtë sulm po ndryshojnë çdo çast. Lajmi i fundit është se mbi 60 persona janë vrarë, ndërsa 142 të tjerë janë lënduar.

Minoriteti Hazara, kryesisht shiit në Afganistan e përbënë 9 % të popullatës.

Shpërthim masiv në Kabul, së paku 20 viktima

Një shpërthim i madh e ka goditur një marshim sot në kryeqytetin afgan, Kabul derisa mijëra pjesëtarë të minoritetit Hazara janë mbledhur për të protestuar rreth një linje për furnizim me energji elektrike.

Zyrtarët afganë thonë se së paku 20 persona janë vrarë dhe 160 të tjerë janë lënduar, raporton Reuters.

Fraidoon Obaidi, shefi i Departamentit për Hetime Penale në Kabul i ka thënë AFP-së se ende nuk dihet natyra e shpërthimit.

Ambulancat kanë pasur vështirësi që të arrijnë në vendin e ngjarjes pasi gjatë natës autoritetet kanë bllokuar unazat kyqe të qytetit për të parandaluar demonstruesit që të arrijnë pallatin presidencial.

Asnjë grup deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, që ka ndodhur në kulmin e ofenzivës verore të talibanëve.

Protestuesit kërkojnë që t’i ndryshohet kahja linjes transmetuese 500 kilo voltëshe nga Turkmenistani për në Kabul duke e çuar drejt krahinës Bamiyan, që e ka edhe një numër të madh të pjesëtarëve të këtij minoriteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat