Sulm vetvrasës në Bagdad, raportohet për shumë viktima

Azia

Sulm vetvrasës në Bagdad, raportohet për shumë viktima

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 11:34
ilustrim

Një sulmues vetvrasës e ka goditur një pikë kontrolli të policisë në kryeqytetin irakian, Bagdad, duke vrarë dhe lënduar shumë njerëz.

Agjencitë kanë raportuar shifra të ndryshme të të vrarëve, ndërsa zyrtarët e ndryshëm të sigurisë së Irakut kanë dhënë shifra që kalojnë nga gjashtë në 12 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.

Një zyrtar i shërbimit mjekësor i ka thënë Associated Press se tre nga të vrarët janë policë.

Askush deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, që ka ndodhur në hyrjen e një qarku që ka popullatë kryesisht shiite.

Organizata terroriste, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 3 korrikut në Bagdad ku u vranë mbi 290 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat